Top Channel/ Goditën grupin e xhirimit te Fiks Fare, shpallen në kërkim tre persona
09/02/2023 22:23

Shpallen në kërkim tre personat që dhunuan grupin e xhirimit të fiks fare të cilët po filmonin gërryerjen e basenit tw lumit Zezë dhe po merrnin inerte në kundërshtim me ligjin. ndaj tre të rinjve ka nisur dhe një procedim penal, për dy drejtuesit e kamionve tashmë rëndojnë veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. Gjithashtu, këtyre shtetasve iu sekuestruan mjetet e tonazhit të rëndë që përdornin në basen. nisën hetimet dhe për dy punonjës të IKMT-së, pasi duke qenë përgjegjës për monitorimin e kësaj zone, dyshohet se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. për ngjarjen reagoi edhe presidenti i republikës bajram begaj Shpreh indinjatën mbi këtë akt të rëndë të dhunimit të punonjësve të medias, si dhe mbështes emisionin “Fiks Fare” në misionin, guximin dhe profesionalizmin që ka treguar në denoncimin publik të fenomeneve korruptive dhe dukurive që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Inkurajoj organet ligjzbatuese ta ndjekin me përgjegjshmëri të lartë këtë rast flagrant të dhunimit të fjalës së lirë. Kërcënimi i jetës së gazetarëve në ushtrimin e detyrës nuk duhet të tolerohet në një shoqëri demokratike! Edhe AMA dënoi dhunën e ushtruar ndaj medias që po investigonte një veprimtarie të paligjshme. Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA dënon ashpër ushtrimin e dhunës verbale dhe fizike që shkoi deri dhe përdorimin e armës së zjarrit për frikësimin e reporteres dhe kameramanit, si akte të papranueshme dhe goditëse për lirinë e fjalës. AMA pret me padurim hetimin e detajizuar të këtij rasti të rëndë, duke nxitur autoritetet ligjzbatuese që të zbardhin plotësisht dhe sa më parë rrethanat e ngjarjes, si dhe personat përgjegjës të dalin para drejtësisë.

Top News – Rama për studentët: Paguajmë gjysmën e qirasë për ata që plotësojnë kushtet
21/10 14:27
Top News – Sejko garanton qytetarët. ‘Sistemi bankar, plotësisht funksional dhe me likuiditet’
21/10 14:14
Top Channel/ Protestat e dhunshme, Ministria e Drejtësisë merr masa, vendos dritare hekuri
21/10 14:14
Top Channel/ Në Gjirokastër nuk ka bojkot/“Eqrem Çabej” vijon mësimin, rektori:S’e njohim sindikatën
21/10 13:58
Top Channel/ ‘E shtuna ditë e rëndësishme’, Berisha: Rama mendoi se po lante duart me falangat…
21/10 13:57
Top Channel/ ‘Dita e llogarisë po vjen’, Berisha sulmon Ramën: Kërcënime vulgare, bankat janë…
21/10 13:28
Top News – Protestat studentore/ Rama: Jemi miq me Izraelin, por edhe me Katarin e Turqinë
21/10 13:23
Top News – “Ata me kapuç do t’i ndjekim këmba-këmbës”/ Rama: U bë deti kos!
21/10 13:22
Top Channel/Protesta e studentëve,pas kryeministrisë protestuesit spostohen tek Ministria e Arsimit
21/10 13:17
Top News – Vrau dy vëllezërit në Kamëz. Zbardhet dëshmia – Më dhunuan barbarisht mua e prindërit
21/10 13:10
Top News – Bojkot i vakët në rrethe. Korça e Elbasani bashkohen pjesërisht, të tjerët në normalitet
21/10 13:08
Top Channel/ Sulmi i protestuesve ndaj bankave, Gent Sejko: Depozitat e qytetarëve janë të sigurta
21/10 13:07
Top Channel/ Protestuesit konfrontohen me një grua para kryeministrisë: Larg Komunistët
21/10 12:48
Top Channel/ Protesta e pedagogëve, shpallen bojkot, thyejnë karriget e vendosura nga Rama
21/10 12:46
Top Channel/ Protesta e pedagogëve/ Bojkoti përhapet edhe në Universitetin e Korçës “Fan Noli”
21/10 12:46
Top Channel/ Protesta e pedagogëve/ Bojkotohet mësimi në Tiranë. Vendosen pankarta tek politeknikumi
21/10 12:46
Top Channel/ 17 të shoqëruar gjatë përplasjes së dhunshme dje në rrugët e Tiranës
21/10 12:45
Top Channel/ U kapën nga policia dhe akuzohen për akte dhune, 59 protestues në gjyq
21/10 12:45
Top Channel/ Një protestuese del pro dialogut me Ramën, debaton ashpër me tubuesit e tjerë
21/10 11:46
Top Channel/Protestuesja shpërthen në protestë: Ta shohin prindërit tanë që e kanë votuar këtë se…
21/10 11:45