Top Channel/ Gjyqi për Dajtin! Burgjet kërkojnë interpretim ligjor për kohën e mbetur të dënimit
30/07/2024 15:19

Është zhvilluar në gjykatën e Elbasanit seanca e radhës gjyqësore ndaj Dritan Dajtit, me kërkesë të këtij të fundit i cili kërkon nga IEVP Peqin verifikimin e vuajtjes së dënimit dhënë nga gjykata e Elbasanit me 25 vite burg. Nuk është paraqitur në seancë përfaqësuesja ligjore e burgut Peqin, por në një shkresë të tij dorëzuar Gjykatës IEVP deklaron de Dritan Dajtit I mbeten edhe dy muaj e 6 ditë heqje lirie në lidhje me vendimin e parë. Por nga ana tjetër ndaj Dritan Dajtit Gjykata e Lartë ka vendosur rikthimin në burg përjetë. Në këto kushte IEVP Peqin kërkon interpretim ligjor në lidhje me të dënuarin dhe nuk mund të ndërmarrë asnjë veprim pa autorizimin e institucioneve eprore. Nga ana e mbrojtjes veprimet e IEVP Peqin u konsideruan të paligjshme dhe me mungesë korrektësi të qëllimshme në dorëzimin e shkresave. Mbrojtja pretendon se në përllogaritjen e dënimit të vuajtur IEVP nuk ka marrë parasysh një vendim për përfitim të uljes së dënimit ndaj të dënuarit. Seancat ndaj Dritan Dajtit në gjykatën e Elbasanit vijojnë të zhvillohen përmes videokonferëncës pas vendimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për arsye sigurie. Ndërkohë pak ditë më parë i dënuarit i përjetshëm u lejua të marrë pjesë në ceremoninë mortore për varrimin e nënës së tij e cila ndërroi jetë, ceremoni e cila u zhvillua nën mbikëqyrje të rreptë policore.

Top Channel/ Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë, protestuesit vendosin në flakë një karrige
21/10 18:17
Top News – Protestat në Shqipëri dhe Gjeorgji. Tbilisi akuzon BE për qëndrim me dy standarde
21/10 17:27
Top Channel/ Protesta në ditën e nëntë. Tubim më i qetë në rrugën e Durrësit
21/10 16:00
Top Channel/ Protesta në ditën e nëntë. Tubim më i qetë te ministria e Arsimit dhe Kryeministria
21/10 16:00
Top News – Karriget hidhen sërish. Oferta e dytë e Ramës për dialog refuzohet nga studentët
21/10 15:41
Top Channel/ “Dhuna traumatizon të miturit”. Sociologia: Shkakton ankth, stres dhe humbje të besimit
21/10 15:24
Top Channel/ Avokati i Popullit heton dhunën: 118 persona në ambiente me kapacitet për 60
21/10 15:23
Top Channel/ Protestat përfshijnë Greqinë. Studentë kërkojnë uljen e kostos së jetesës e studimeve
21/10 15:21
Top Channel/ Franca nxjerr ushtrinë në rrugë. Mobilizimi para protestave të së shtunës
21/10 15:20
Top Channel/ Fischer: Dhuna nuk sjell zgjidhje. Historiani amerikan: Korrupsioni shqetësim serioz
21/10 15:18
Top Channel/ Kuvendi rikthehet pas protestave. Territorialja në rend dite, Rama udhëton drejt Budvës
21/10 15:14
Top Channel/ Rama: Masa të ashpra për dhunën. Regjistër për protestuesit e dhunshëm
21/10 15:11
Top News- Trazirat në ditën 8, 11 të arrestuar/ Policia ndalon autorin e zjarrit në Komisariatin 3
21/10 15:11
Top Channel/ Pedagogët në protestë. Sindikata shpall bojkot. Protestuesit përmbysin karriget e Ramës
21/10 15:09
Top Channel/ Putin “i bindet” kërkesës së Trumpit: Rusia liron qytetarin amerikan Stephen Hubbard!
21/10 15:06
Top News – Rama: Një pakicë kinse pedagogësh nuk dënojnë dhunën
21/10 15:05
Top News – Rama për studentët: Paguajmë gjysmën e qirasë për ata që plotësojnë kushtet
21/10 14:27
Top News – Sejko garanton qytetarët. ‘Sistemi bankar, plotësisht funksional dhe me likuiditet’
21/10 14:14
Top Channel/ Protestat e dhunshme, Ministria e Drejtësisë merr masa, vendos dritare hekuri
21/10 14:14
Top Channel/ Në Gjirokastër nuk ka bojkot/“Eqrem Çabej” vijon mësimin, rektori:S’e njohim sindikatën
21/10 13:58