Top Channel/ Gjykata: Njoftoni Ervis Martinajn, më 7 mars mbahet gjyqi ndaj tij
01/03/2025 19:40

Ervis Martinaj është zhdukur prej më tepër se dy vitesh, por jo për drejtësinë, e cila pavarësisht alibive dhe enigmave ka vendosur të respektojë procedurën. Me këtë shpallje publike, Gjykata e Posaçme po shteron njoftimin publik për 43 vjeçarin për ta njoftuar atë se në Gjykatën për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurive të pajustifikuara dhe të lidhura me familjarë të tij. Gjykata ka urdhëruar në datën 17 shkurt që përmes afishimeve fizike por edhe online, Ervis Martinaj të njoftohet për çështjen për të cilën Martinaj duhet të informohet se seanca do të mbahet në datën 7 mars 2025 ora 9.30. Ky njoftim është procedural por i pashmangshëm për gjyqtarin e çështjes , i cili duhet të provojë vënien në dijeni të Ervis Martinajt për të cilin nuk ka asnjë gjurmë prej gushtit 2022. Si një protagonist i krimit i ekspozuar së pari përmes pendesës së Nuredin Dumanit, ndaj Martinajt gjykata zyrtarizoi masën e arrestit me burg në maj 2022. Por tre muaj më vonë ai u zhduk duke lënë pas konspiracion. Dhe ndërsa më vonë SPAK firmosi përpos Plumbit të Artë edhe një masë të dytë të lindur nga Metamorfoza, hetimet nuk lanë në harresë edhe pasuritë e tij dhe të të afërmve. SPAK ka kërkuar në gjykatë konfiskimin e 42 aseteve të dyshuara sit ë ardhura nga krimi, dhe që janë nën emër të të afërmve. Mes tyre kazino me status të pezulluar që i përkiste 100 përqind Ervis Martinaj, lakuar si mbreti i lojërave të fatit. Por përpara se gjykata të dëgjojë SPAK , duhet të bindet se i provoi të gjitha mënyrat që i shumë kërkuari ta mësojë se ç’po i ndodh me pasuritë.

Top Channel/ “Jo deputetët, vetëm protestuesit” studentët kordon, të mos kalojnë protestuesit e PD
31/10 14:35
Top Channel/ Protestuesit i vendosin flakën kazanëve të plehrave, bllokojnë rrugën me to
31/10 14:28
Top Channel/ Studentët nuk lejojnë demokratët të afrohen: Opozita jemi ne
31/10 14:20
Top Channel/ Demokrati i tund 2 mijë lekëshin protestuesve, thirrje: Poshtë sorosianët
31/10 14:12
Top Channel/ Përplasje mes studentëve dhe PD: Parti demokratike si u shite gjithë këto vite
31/10 14:11
Top Channel/ Deputetët e PD-së afrohen pranë Ministrisë, studenti kërkon të largohen
31/10 14:02
Top Channel/ Protesta te ministria e Arsimit, dy fëmijë të maskuar ulen këmbëkryq para efektivëve
31/10 13:48
Top Channel/ “Hiqe dorën!”, deputetët e opozitës përplasen me policët në bulevard, Këlliçi: Po…
31/10 13:47
Top Channel/ 1500 forca policie për protestën e sotme, situatë e qetë para Ministrisë së Arsimit
31/10 13:11
Top News – Studentët dhe PD protestojnë kundër tij, Rama takohet me Diellën
31/10 13:06
Top News – Dhunoi për vdekje gruan e tij. Arrestohet pas 4 vitesh 38 vjeçari, u fsheh në Greqi
31/10 13:03
Top Channel/ Pas Shkodrës edhe demokratët e Beratit nisen drejt Tiranës për protestën e PD
31/10 12:51
Top Channel/ Protesta kombëtare! Kryeministri Rama përsërit ftesën për dialog
31/10 12:35
Top Channel/ Protesta nis nga ministria e arsimit! Të rinjtë lajmëruar se do grumbullohen atje
31/10 12:35
Top Channel/ Sot protesta kombëtare! Është lajmëruar nga studentët por edhe nga partia demokratike
31/10 12:34
Top Channel/ Shtohen mamografitë në Vlorë! Tetori rozë, 350 gra kryejnë kontrolle
31/10 12:32
Top Channel/ Nga kanceri te poezia e jetës, Paulina Nako rrëfen betejën, përvojën e kthen në libër
31/10 12:29
Top Channel/ Zjarri shkrumbon magazinën, ndërhyrja e zjarrfikësve shpëton dy pallate
31/10 12:23
Top Channel/ AlbChrome nën hetim penal! Prokuroria e Elbasanit ngre grup me 3 prokurorë
31/10 12:21
Top Channel/ Turistët nuk i trembin protestat, Durrësi tërheq vizitorë edhe në fund të tetorit
31/10 12:19