Top Channel/ Gjykata kundër Trump për VOA, urdhër të ndalë përpjekjet për mbylljen
23/04/2025 20:06

Një gjykatë federale në Uashington urdhëroi administratën e Donald Trump që të ndalë përpjekjet që synojnë shuarjen e Zërit të Amerikës (VOA), që u mbyll muajin e kaluar nga vetë Presidenti amerikan. Gjykatësi Royce Lamberth lëshoi këtë të mërkurë një urdhër paraprak që thotë se zyrtarët duhet “të marrin të gjithë hapat e nevojshme” për të rikthyer punonjësit dhe bashkëpunëtorët në pozitat e tyre në VOA dhe që të rikthehen fondet, e miratuara nga Kongresi, për dy transmetuesit e tjerë të financuar nga Qeveria amerikane – Radio Azia e Lirë dhe Rrjeti i Transmetuesit të Lindjes së Mesme – dhe të rifillojnë transmetimet në radio, televizion dhe internet. Lamberth, i cili po trajton gjashtë padi nga punonjësit dhe bashkëpunëtorët e prekur nga mbyllja e urdhëruar nga Agjencia e SHBA-së për Media Globale (USAGM), që mbikëqyr transmetuesit federalë, urdhëroi po ashtu mediat që të paraqesin raporte mujore mbi ecurinë, për të treguar nëse kjo agjenci po zbaton urdhrin për të lejuar ata të “ofrojnë lajme që vazhdimisht janë të besueshme, të sakta, objektive dhe gjithëpërfshirëse”. Muajin e kaluar, VOA ngriti padi ndaj administratës Trump, e cila pushoi nga puna më shumë se 1000 punonjës dhe ndërpreu kontratat me rreth 600 bashkëpunëtorë, duke e detyruar Zërin e Amerikës, që për herë të parë që nga themelimi më 1942, të ndalë transmetimin.

Top Channel/ “Më i miri”: Netanyahu propozon Trump për Nobelin e Paqes!
08/07 15:13
Top News – Izraeli, kampe internimi për palestinezët / Do dëbojë popullatën, krim ndaj njerëzimit
08/07 15:12
Top News – Macron injorohet nga bashkëshortja ndërsa zbret nga avioni, Brigitte ‘godet’ sërish
08/07 15:12
Top News – 18 mijë njerëz të bllokuar mes flakëve / Zjarret shpërthejnë në Spanjë, shumë të evakuuar
08/07 15:05
Top News – Kina sulmon avionët gjermanë / ‘I shënjestroi me lazer’, Berlini thërret ambasadorin
08/07 15:02
Top News -‘Gëlltitet’ nga motori i avionit / Tmerr në pistë në Itali, pasagjeri po vraponte në pistë
08/07 14:51
Top News – Trump alarmon Kremlinin / Më shumë armë Ukrainës, ‘deklarata kontradiktore’
08/07 14:49
Top News – Gjendet i pajetë ministri i Putinit / U shkarkua një ditë më parë, plagë me armë zjarri
08/07 12:36
Top News – Mijëra njerëz në arrati, vullkani shpërthen sërish / Re masive hiri ngrihen në qiell
08/07 12:18
Top News – Më shumë armë në Ukrainë…Trump ndryshon mendje, ‘kundërshton’ Pentagonin
08/07 12:16
Top News – Mbreti Charles pret Macronin / Vizita e parë shtetërore që nga BREXIT-i
08/07 12:15
Top News – Propozon Trumpin për Nobelin e Paqes / Netanyahu: Po ndal luftën në botë, e meriton!
08/07 12:12
Top News – Rusia dërgon trupa në Armeni / Inteligjenca ukrainase: Ka rritur praninë ushtarake
08/07 12:11
Top News – Shuhen shpresat për të zhdukurit / Numri i viktimave të përmbytjeve në Teksas, mbi 100
08/07 12:05
Top Channel/ “Miqësia miqësi, paraja të vejë e të vijë”: 35%, Trump “godet” me tarifa Serbinë!
08/07 10:53
Top Channel/ Trump “rrëzon” Pentagonin: Do dërgoj armë në Ukrainë, po goditen shumë rëndë!
08/07 10:50
Top Channel/ Trump trondit Japoninë dhe Korenë e Jugut, vendimi i fundit
07/07 23:20
Top Channel/ Fundi tragjik i ish-ministrit rus! Pse presidenti Putin e largoi Starovoit nga detyra?!
07/07 23:18
Top Channel/ Vetëvr*sja që tronditi Moskën, a ishte ministri i Putinit i përfshirë në një skandal?
07/07 23:18
Top channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 95 viktima nga përmbytjet
07/07 23:13