Top Channel/ Gjykata dënon rëndë Izraelin/ GJND: Prania në territoret e pushtuara, e paligjshme
20/07/2024 19:17

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se prania e Izraelit në territoret e pushtuara palestineze është “e paligjshme”, duke bërë thirrje që t’i jepet fund menjëherë ndërtimit të vendbanimeve. Ky është një dënim i paprecedent i lëshuar nga gjykata, lidhur me sundimin e Izraelit mbi tokat që i ka pushuar 57 vjet më parë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, menjëherë dënoi vendimin – që nuk është ligjërisht i obligueshëm – i lëshuar nga një panel prej 15 gjyqtarësh. Ai tha se territoret janë pjesë e “atdheut” historik të popullit hebre. komenti i lëshuar nga gjyqtarët e GJND-së mund të ndikojë në opinionin ndërkombëtar dhe të nxisë lëvizje për njohjen e njëanshme të një shteti palestinez. Gjykatësit përmendën një listë të gjatë të politikave, përshirë edhe ndërtimin dhe zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, përdorimin e burimeve natyrore në këto zona, aneksimin dhe vendosjen e kontrollit të përhershëm ndaj tokave dhe politikave diskriminuese ndaj palestinezëve. Të gjitha këto, thanë gjyqtarët, përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar. Gjykata tha se Izraeli nuk ka të drejtë të sovranitetit në këto territoret. Po ashtu tha se shteti po shkel ligjet ndërkombëtare, që ndalojnë marrjen e territoreve me forcë dhe po ashtu akuzoi Izraelin se po pengon të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje.

Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07
Top Channel/Raketat ruse, Varshava në alarm:“Ranë pranë zonës ku NATO po mbante stërvitje ushtarake!
21/11 12:05
Top Channel/ Kanabisi, studimi i ri: Probleme mendore, sidomos te gratë dhe të rinjtë!
21/11 12:04
Top Channel/ Japonia provon taksinë ajrore/ Një pasagjer fluturon pa pilot në bord
21/11 11:39