Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pezulluar aktivitetin e kompanisë “Albchrome” pasi gjatë një kontrolli u gjetën 318 tonë mbetje të rrezikshme të dala nga sistemi i pluhurkapëseve. Për këtë sasi mbetjesh kompania nuk dispononte asnjë kontratë transferimi për evadimin, asgjësimin apo përpunimin e tyre. Sipas specialistëve, mbetjet e dala nga sistemi i pluhurkapëseve janë kancerogjene.