Top Channel/ Gjobë 1 mln lekë fermerëve që gënjejnë ose refuzojnë të plotësojë censin
08/07/2026 19:57

Çdo fermer që refuzon apo mashtron për të dhënë të dhënat e sakta të tokës dhe numrit të gjësë së gjallë përfaqësuesve të INSTAT-it do të marrë gjobë deri në 1 milion lekë. Ky nen i projektligjit “Censi i Bujqësisë” solli jo pak debate në komisionin përgjegjës. Xhelal Mziu, deputet i PD: “Përse aplikohet gjoba 30-100 mijë lekë të reja? Është disproporcionale me të ardhurat e fermerëve? Gjoba ka qenë gjithmonë problem. Gjoba është aplikuar që në vitin 2018, kur është miratuar ligji për statistikat zyrtare. U kërkua një nivel i lartë gjobe nga EUROSTAT-i. Nuk është aplikuar sepse të dhënat merren gjithmonë në konfidencë”. Një tjetër ekzagjerim i deputetit Xhelal Mziu është edhe prania e policisë në dyert e njerëzve të tokës. Xhelal Mziu: “Përse duhet policia? Ato vihen në lëvizje vetëm nga kërkesa e INSTAT-it në rastet sporadike”. Censi i Bujqësisë duhet të ishte realizuar 4 vite më parë, pasi regjistri i fermave bëhet një herë në dekadë. Kjo vonesë, sipas Mziut, është e pajustifikueshme, kur mësoi kohën që i duhet censusit për të mbledhur të dhënat. Xhelal Mziu: “Sa do të zgjasë, sepse sa herë bëjmë CENS-in na duhet një ose dy vite? 6 javë, vetëm gjashtë javë”. Pyetjet e anëtarëve të opozitës u përsëritën disa herë gjatë komisionit, i cili zgjati 1 orë e 47 minuta, gjë e cila shkaktoi edhe nervozizëm, çka solli përgjigje të prera. Xhelal Mziu: “Ky census a do të ecë paralel me këto reformat në subvencione, në vaditje, kullim? Po, më shkurt se kaq nuk të jap dot përgjigje”. Pas toneve të larta, në fund ranë të gjithë dakord se ky census është i domosdoshëm për bujqësinë shqiptare.

Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27