Protestuesit janë zhvendosur në trotuarin përballë Ministrisë së Arsimit, ku kanë shkulur kangjellat dhe i kanë shpërndarë ato në mes të rrugës së Durrësit. Gjatë protestës, ata kanë shkulur gjithashtu tabelat e qarkullimit rrugor, të cilat po tentojnë t’i vendosin në derën e ministrisë. Ndërkohë, në zonë dëgjohen thirrjet e protestuesve: “Erdhën studentët!”, ndërsa protesta vijon përpara ambienteve të institucionit. “Kërkesa kryesore është që të rishikohen politikat në Shqipëri, të shikohen parimet me të cilat qeveriset, të qeveriset me dinjitet, me moral dhe me idenë që ky vend mund të bëhet më mirë.