Gjermani po shqetësohet gjithnjë e më shumë për ndikimin ekonomik nëse konflikti mes Izraelit dhe Hamasit zgjatet akoma më shumë. Eksportet gjermane në Izrael përbëjnë vetëm 0.4% të eksporteve totale të vendit – duke filluar nga automjetet, pjesët e automjeteve, makineritë, energjia e rinovueshme, kimikatet dhe farmaceutikët. Por ky vend është i rëndësishëm si një partner ekonomik për Gjermaninë pasi sipas deutsche ëelle, vitet e fundit firmat gjermane kanë ndërtuar marrëdhënie të mira me shumë prej start-upeve të teknologjisë izraelite.