Ministrja e re e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock paralajmëroi Rusinë se do të paguajë një “cmim të lartë politik dhe ekonomik”, nëse bën levizje ushtarake në dëm të fqinjit të vet, Ukrainës. Ajo i mëshoi idesë se duhet të dilet me një pozicion të përbashkët europian kur vjen fjala tek përballja me fqinj agresivë si Rusia, që ka grumbulluar me mijëra trupa në kufirin me Ukrainën.