Top Channel/ Gjermania heq kufizimet në mars, cfarë dijnë autoritetet atje për pandeminë?
02/02/2022 15:51

Gjermania është një nga vendet që i shtrëngoi ndjeshëm masat anti-Covid në përpjekje për të përballuar valët e njëpasshme të pandemisë, por një nga anëtarët e kabinetit qeveritar thotë se muajin e ardhshëm, kufizimet mund të hiqen. “Shpresoj se në mars, do të rrëzohen shumë nga masat e deritanishme mbrojtëse”, tha për gazetën “Rheinische Post ” ministri i Drejtësisë, Marco Buschmann . Gjithcka duket se do të varet nga ecuria e situatës epidemiologjike në vend javët në vijim. Nëse nga mesi i shkurtit infektimet do të bien, cka pritet të ndodhë vërtet, atëherë masat do të zbuten ndjeshëm. Por nëse kjo nuk ndodh e zhvillohen variante të reja të koronavirusit, autoritetet do të dalin me një plan tjetër veprimi. Gjatë pandemisë, iu la në dorë secilit prej 16 landeve gjermane që të vendosnin se cfarë masash kufizuese do të aplikonin në rajonet e tyre. Qeveria federale kishte zhvilluar megjithatë takime të rregullta me krerët e tyre për t’u koordinuar mbi rregullat e shëndetit publik. Takimi i radhës i kancelarit Olaf Scholz me liderët rajonalë është caktuar të mbahet në 16 shkurt. Aktualisht në Gjermani klubet e natës, mbeten të mbyllura, ndërsa restorantet, baret, dyqanet e vende të tjera duhet të kontrollojnë nëse klientët janë vaksinuar ose shëruar nga koronavirusi, në të kundërt, nuk u lejohet hyrja. Nga kërkesa e testimit janë përjashtuar personat që kanë marrë dozën e tretë përforëcuese të vaksinës.

Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38
Top Channel/ 40 mijë kërkesa për spiunë / Në Argjentinë për herë të parë u aplikua konkurs publik
08/11 11:38
Top Channel/ Gjermania ndalon raketat për Kievin/ Pistorius: Nuk kemi më mundësi që t’u dërgojmë
08/11 11:25