Embargoja e plotë ndaj energjisë ruse do të ishte shkatërruese për Evropën, dhe për Gjermaninë në veçanti, pohoi hapur kancelari gjerman Olaf Scholz. Scholz u përpoq të tregonte se vendi i tij është duke punuar për të fituar pavarësinë nga burimet ruse të energjisë, por kjo gjë nuk mund të ndodhë brenda natës.