Shifrat e paraqitura në raportin vjetër të Policisë Federale Kriminale në Gjermani janë alarmante: 121 viktima të dhunës së ushtruar nga partnerët e tyre, me të cilët jetonin nën një cati janë regjistruar vitin e kaluar në vend. 109 prej tyre ishin gra, 12 meshkuj. Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave – është rasti për të evidentuar edhe një herë me forcë fenomenin tronditës.