Gjermanëve u del më lirë t`i kalojnë pushimet vjetor në jug të Europës sesa në vendin e tyre. Këtë tregojnë të dhënat e reja të Entit Federal të Statistikave, Destatis, i cili krahasoi kostot e shërbimeve në gastronomi dhe akomodimit në hotele në vende të ndryshme europiane. Rezultatet treguan se më i ulët, niveli i cmimeve ishte në Shqipëri e Turqi.