Gjeneralët kryesorë amerikane i thanë ligjvënësve se kishin rekomanduar mbajtjen e 2.500 trupave në terren në Afganistan, duke përmbysur kështu pretendimet e mëhershme të presidentit Joe Biden, i cili deklaroi se askush nuk e kishte këshilluar të mos i tërhiqte të gjitha forcat amerikane nga vendi. Përpara komitetit të forcave të armatosura të senatit, gjenerali Frank McKenzie, kreu i Komandës qendrore amerikane dhe gjenerali Mark Milley, shefi i Shtatmadhorisë amerikane pohuan që të dy se e kishin parashikuar herët që një tërheqje e plotë me shumë gjasë do të sillte kolapsin e qeverisë afgane të mbështetur nga perëndimi.