Papa Leoni i XIV njoftoi se ditët në vijim do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi gjatë një kontrolli mjekësor iu zbulua një gjëndërr në mushkëri. “Ëshë në fazë të hershme dhe e lokalizuar mirë”, u tha At ii Shenjtë besimtarëve gjatë lutjes së tij së përjavshme të së dielës në Sheshin e Shën Pjetrit, në Romë. Papa 71 vjecar theksoi se ekipi i tij mjekësor “beson se do të ishte e drejtë të ndërhyhej” dhe se ai ka rënë dakord t’i nënshtrohej operacionit. Më tej, Leoni i siguroi besimtarët se situata paraqitet e mirë. Në përfundim të fjalës së tij, i falënderoi të gjithë për “afërsinë e tyre shpirtërore” dhe tha se besonte tek lutjet e tyre..