Gjak i krijuar në laborator është testuar tek njerëzit në provën e parë klinike të këtij lloji në botë, thonë studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar. Sasi të vogla - të barabarta me disa lugë caji - po testohen për të parë se si funksionon ai brenda trupit.Pjesa më e madhe e transfuzioneve të gjakut do të mbështeten gjithmonë tek njerëzit që ofrohen për të dhuruar.