Në rrugët e Gjirokastrës, çdo mëngjes mund të shohësh një figurë të njohur që mban në duar gazetat e ditës. Është Rushit Kusho, gazetashitësi i fundit i qytetit, një njeri që prej më shumë se dy dekadash vazhdon të sfidojë vështirësitë dhe kohën për të mbajtur gjallë një traditë që po shuhet. Edhe pse është pjesërisht i verbër, Rushiti përshkon kilometra të tëra në këmbë për t’u çuar qytetarëve lajmet e ditës.