Ky është momenti kur disa drejtues mjetesh bllokuan aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek mbikalimi i patokut, të hënën për të garuar. Videoja e ngjarjes së paprecedentë, që i përngjan asaj të një filmi aksion, u bë virale në rrjetet sociale, ndërsa menjëherë më pas policia identifikoi organizatorin e garës .