Gjykata e lartë britanike e ka shtyrë vendimin e saj lidhur me mundësinë e apelimit të Julian Assange kundër ekstradimit të tij në SHBA. Ajo kërkon më parë garanci që themeluesi i WikiLeaks nuk do të përballet me dënimin me vdekje në tokën amerikane dhe pretendon që 52 vjecari të jetë në gjendje të mbështetet tek e drejta e lirisë së fjalës.