Top Channel/ Galeria “Artkand”, në episodin e 11-të, u prezantuan veprat e reja të artistëve
16/05/2021 13:03

“Artkand” në edicionin e tij të 11-të, që përkon me 100-vjetorin e artistit Guri Madhi , vendosi të sjellë për publikun një vepër të tij. Karrigia e Piktorit, Vaj në Karton, viti 1962, 38×28 cm, u prezantua me çmimin fillestar 4000 euro. Karrigia në fjalë ekziston ende në studion puthuajse 100-vjeçare të artistit. Ngjyra është talenti i tij i lindur. Lec Shkreli-Nusja, Vaj në Fajazit, viti 1989, përmasat 45×36 cm, çmimi 1500 euro. Ishte vepra e dytë e një autori të risjellë për të dytën herë në program. Një piktor i dy kohëve i disiplinuar në pikëpamje të një vizatimi të fortë, të një pikturimi realist dhe nga ana tjetër një piktor i kohës sot. Petro Kokushta-Dhërmiu, Vaj në Kanavacë, vitet ’80, 40×56, çmimi 1500 euro. Krijimtaria e P. Kokushtës kap një diapazon të mirë të gjinive të pikturës si: kompozimi figurativ, portreti, peizazhi, etj. Shumë vepra të tij gjenden sot në fondet e GKA, nëpër galeri të rretheve si edhe në koleksione private dhe institucione shtetërore. “Rrugëtimi Familjar” i Gazmend Mukës, teknikë mikse, 105×75 cm, 1996, çmimi 2500 euro. “Rrugëtim familjar”, është një ndër veprat që e përfaqëson si piktor dhe e ka bërë në periudhën kur sapo ishte martuar me bashkëshorten e tij, Kozeta Bakiu. Dhe ishte bërë baba me fëmijën e parë, Rea. Nga fondi u risoll vepra “Peizazh në Velipojë” i autorit Zef Shoshi. Vaj në kanavacë, përmasat 47×61 cm, çmimi 2500 euro. Që prej emisionit të 12-të, “Artkand” do të ketë pjesë të tijën në pjesën e parë ankandin dhe në të dytën galerinë. Ç’ka do të thotë që veprat e pjesës së parë fillojnë nga një çmim fillestar dhe veprën e merr ai që jep ofertën me të lartë. Ndërsa veprat e galerisë do të shitën me çmimin e publikuar.

Top Channel/ Film për Arben Bajon, “Violinisti”, shfaqet premiera në Gjirokastër
26/04 12:39
Top Channel/ “Martesa me kushte”! Vihet në skenë në teatrin e Durrësit vepra e Dario Fo
26/04 12:32
Top Channel/ Nisin shfaqjet në Fier! Sezoni fillon me “Zbulimin” e vënë në skenë nga Salsano Rrapi
25/04 12:30
Top Channel/ “Arka e Memories”/ Ekspozita me pirgjet e albumeve të vjetra fotografike
24/04 19:58
Top Channel/ Ligjërata e Mehmet Krajës: Shqipëria e Kosova vende të vogla për të krijuar dy letërsi
24/04 19:56
Top Channel/ Dhuratë bibliotekës kombëtare/Arkiva e Pierre Cabanes, themelues i misionit arkeologjik
23/04 19:58
Top Channel/Bienalia e Venecias/Përfaqësohet Shqipëria.Kosova merr vlerësimin “mirënjohje e veçantë”
22/04 19:55
Top Channel/ Kulla Veneciane e rilindur/Rama:Pas restaurimit është instaluar një program teknologjik
22/04 19:53
Top Channel/ Shtëpi-muze për Avni Rustemin, përfundon restaurimi në Libohovë
22/04 12:30
Top Channel/ Koncerti me flaut i 15 vjeçares, emocione në pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri”
21/04 12:32
Top Channel/ Nderohet Mirush Kabashi, aktorit iu akordua titulli “Qytetar Nderi” pas vdekjes
17/04 21:50
Top Channel/ Komedia e autorëve grekë në shqip, “Natën e mirë me burrin tim” shfaqet në Gjirokastër
16/04 16:31
Top Channel/ 100 vjetori i Jup Kastratit/ Përkujtohet vepra e profesorit, autor i 40 librave
15/04 19:58
Top Channel/ Gjirokastër, “Mes tingujve të dashurisë”, recitali i violinistit 16-vjeçar Martin Xuxi
15/04 15:35
Top Chanenl/Artizani që nuk pushon kurrë/ Josif Muça 82 vjeç ende bën punime druri: puna është jetë!
13/04 12:26
Top Channel/ Shfaqet “Guximi” në Vlorë! Filmi, një distribucion i i “Top Channel films”
12/04 12:49
Top Channel/ Çmimet “Lumo Skëndo”/ Fitues shpallet Ilir Ikonomi me librin “Fan Noli-Apostulli”
11/04 19:58
Top Channel/ “Dashuritë e presidentit”/ Premiera më 11 prill në teatrin kombëtar eksperimental
09/04 19:59
Top Channel/ Pasioni për pikturën, thirrja e 18 vjeçarjes nga Lezha: Mos u dorëzoni kurrë
09/04 12:41
Top Channel/ Akademia e të rinjve/ Bëhet anëtare e akademisë globale të të rinjve
08/04 20:11