Një 65-vjeçar u plagos sot në orët e para të mëngjesit jashtë shtëpisë së tij në fshatin Ngurrëz e Vogël në Lushnjë. Faik Veliu u plagos nga vëllai i tij Sami Veliu. Top Channel ka mësuar se autori u kap teksa ishte i fshehur në një plantacion me shegë bashkë me armën e zjarrit tip kallashnikov. Dyshohet se Sami Veliu vuante nga probleme të shëndetit mendor. Banorët shprehen se në dijeninë e tyre, vëllezërit Veliu nuk kishin probleme me njëri-tjetrin dhe as probleme pronash.