Top Channel/ Fshati pranë Vjosës pa ujë të pijshëm, rruga e amortizuar largonë banorët anës lumit
09/05/2026 15:34

Banorët e fshatit Anë Vjosë, në Memaliaj, prej vitesh përballen me një nga problemet më jetike: mungesën e ujit të pijshëm. Ironikisht, vetëm pak metra larg shtëpive të tyre rrjedh lumi Vjosa, por në rubinetët e tyre nuk ka asnjë pikë ujë. Të detyruar nga kushtet e vështira, disa familje kanë hapur puse për të siguruar ujë, ndërsa të tjerë mbushin ujë tek fqinjët apo në zona më të largëta. Kjo situatë ka rënduar ndjeshëm jetesën e përditshme dhe ka krijuar vështirësi të mëdha për banorët, sidomos për të moshuarit. Problemet nuk ndalen këtu. Rruga që lidh fshatin me aksin kryesor është në gjendje të amortizuar, duke e bërë edhe më të vështirë lëvizjen dhe aksesin në shërbime bazë. Banorët shprehen se mungesa e investimeve në infrastrukturë dhe ujësjellës ka ndikuar drejtpërdrejt në braktisjen e zonës.Dikur me mbi 350 banorë, sot fshati numëron vetëm rreth 30 të tillë, kryesisht të moshuar. Të rinjtë janë larguar në kërkim të kushteve më të mira jetese, duke lënë pas një komunitet që po shuhet dalëngadalë.Banorët apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, për të rikthyer shpresën dhe jetën në këtë fshat që po përballet çdo ditë me harresën.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16