Fermerët e fshatit Ngurrëz i Madh në Lushnje po zbrazin stallat nga lopët dhe bagëtite e imta. Shkak është bërë kostoja shumë e lartë për mbajtjen e bagëtive, duke filluar që nga mekanika bujqësore, plehrat, karburanti dhe deri te çmimi i ulët i shitjes së qumështit thonë ata.