Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë regjitron pjesëmarrjen më të ulët të votuese në 15 vite. Deri në orën 17 të së dielës vetëm 63.23% e votuesve kishin marrë pjesë në zgjedhje. Kjo pjesëmarrje e ulët tregon se do të jetë një garë e ngushtë mes dy kandidatëve për të drejtuar Francën pesë vitet e ardhshme. Sipas Martial Foucault, drejtor i qendrës së studimeve politike CEVIPOF, një përqindje e lartë abstenimi do të ngushtojë hendekun midis Macron dhe Le Pen, duke e përshkruar këtë si një "rrezik real" për presidentin.