Top Channel/ Franca fton Rusinë në një ceremoni, por refuzon Putinin
16/04/2024 22:49

Rusia do të ftohet për të dërguar përfaqësues në një ceremoni ndërkombëtare në Francë, në përkujtim të 80-vjetorit të “D Day”. Mirëpo organizatorët francezë kanë sqaruar se nuk është ftuar presidenti rus, Vladimir Putin, raportojnë mediat ndërkombëtare. Pallati Elize thuhet se ka rënë dakord që Rusia të jetë e përfaqësuar, mirëpo ka thënë se lideri i saj nuk është i mirëpritur për shkak të luftës në Ukrainë. “Duke marrë në konsideratë rrethanat, presidenti Putin nuk do të ftohet që të marrë pjesë në organizimin përkujtimorë të zbarkimit të forcave aelate në Normandi”, ka thënë komiteti organizativ i Misionit Çlirimtar. Megjithatë, Rusia do të ftohet dhe do të ketë përfaqësuesit e saj në mënyrë që të nderohet rëndësia e angazhimit dhe sakrificave të popujve sovjetikë, si dhe kontributi i saj në fitoren e 1945-ës. “Ndryshe nga regjimi i Kremlinit, Franca nuk ndjek një politikë të revizionizmit historik”, thuhet në një deklaratën e organizatorëve. Asnjë informacion tjetër nuk është dhënë, madje as ambasada ruse në Paris dhe as Kremlini nuk reagoi ndaj deklaratës dhe nuk treguan nëse ftesa do të pranohej. Më shumë se 20 milionë trupa sovjetike vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Putini ishte i ftuar dhe mori pjesë në ceremoninë për të shënuar 70 vjetorin e “D Day”, pavarësisht se 10 vite më parë sapo kishte aneksuar Krimenë. Në atë kohë, presidenti i atëhershëm francez, Fransua Holond, pati deklaruar se "ju mund të keni dallime në mendime me Vladimir Putinin, por unë kurrë nuk kam harruar dhe kurrë nuk do ta harroj se populli rus dha miliona jetë". Pamjet: AFP

Top News – Sanchez, ‘në fije të perit’. Kryeministri spanjoll përballë akuzave për korrupsion
01/07 22:22
Top Channel/ Mbyllet zyrtarisht USAID, Shqipëria përfitoi 189 milionë USD 4 vitet e fundit
01/07 20:05
Top Channel/ ‘Beteja’ Trump-Musk, presidenti: Ndoshta Elon duhet të kthehet në Afrikën e Jugut
01/07 20:03
Top News – Trump kërcënon Elon Musk. Me dëbim nga SHBA dhe heqje të subvencioneve të TESLA-s
01/07 19:55
Top News- Arrestohet danezi për spiunazh/ Kundër hebrenjve, dyshohet se i shërbente Iranit
01/07 16:58
Top News- 27 kg drogë të fshehur në frigorifer/ Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali
01/07 16:48
Top Channel/ Rindizet “lufta” Trump-Musk, presidenti: Ndoshta duhet të kthehet në Afrikën e Jugut!
01/07 15:09
Top News – ‘Të shpëtojmë zonën Schengen’ / Kancelari gjerman: Rrezikohet nga trafikantët e njerëzve
01/07 14:51
Top News – Rusia pushton tërë Luhanskun / Kontroll të plotë të rajonit, konfirmojnë zyrtarët rusë
01/07 14:50
Top News – Trump ‘thërret’ Netanyahun / Takimi javën tjetër, thirrje për armëpushim në Gaza
01/07 14:49
Top News – Raketat britanike ‘ndëshkojnë’ Rusinë / Goditen oficerët rusë, sulm në bazën ushtarake
01/07 14:49
Top News – Polonia kthen kontrollet në kufi / ’Blindon’ kalimet me Gjermaninë dhe Lituaninë
01/07 14:47
Top News – Izraeli ‘bën shoshë’ Gazën / 60 viktima para bisedimeve me SHBA për armëpushim
01/07 14:46
Top Channel/ Tmerr në Turqi: Shpërthejnë zjarrët, dhjetëra mijëra të evakuar-“Digjet” Izmiri!
01/07 12:22
Top Channel/ 6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor!
01/07 12:00
Top News – I nxehti, gjithnjë e më vd*kjeprurës / Lëshohet alarmi, çfarë këshillojnë mjekët
01/07 11:48
Top News – 8 deri në 80 mijë viktima nga i nxehti: Përvëlimi, normalja e re, asnjë vend s’është imun
01/07 11:46
Top News- ‘Kupola e të nxehtit’ mbyt Evropën / Përvëlim! Mjekët lëshojnë alarmin: Mbylluni në shtëpi
01/07 11:42
Top News – Terror në Gjermani, sulm me thikë / Një viktimë dhe disa të lënduar, nuk dihet motivi
01/07 11:41
Top News – ‘Digjet’ Stambolli, përleshje në qytet/Revista satirike ‘publikon’ karikaturën e profetit
01/07 11:40