Top Channel/ Fondet e huaja, Gjykata Supreme rrëzon Trump
05/03/2025 19:35

Gjykata e Lartë e SHBA ka rrëzuar këtë të mërkurë kërkesën e administratës Trump për të mbajtur të ngrira miliarda dollarë ndihmë për ndihmën e huaj, të miratuar nga Kongresi. Dhe që prek edhe Shqipërinë. Kujtojmë se nga ngrirja e këtyre fondeve preku dhe ato për drejtësinë shqiptare, midis tyre edhe prokuroria e Posaçme, SPAK. Në atë kohë, përmes zyrës së shtypit SPAK reagoi dhe deklaroi se është një institucion i pavarur që mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit shqiptar. Megjithatë, gjykata nuk tha një datë të caktuar se deri kur duhet të “lirohen” duke i dhënë kështu mundësinë Shtëpisë së Bardhë të vazhdojë të kundërshtojë çështjen në gjykatat më të ulëta. Vendimi u mbështet nga 5 gjyqtarë, ndërsa 4 votuan kundër. Shumica vuri në dukje se duke qenë se një afat i urdhëruar nga gjykata për të shpenzuar paratë javën e kaluar kishte kaluar tashmë, gjykatat më të ulëta duhet të “qartësojnë se çfarë detyrimesh duhet të përmbushë qeveria për të siguruar respektimin e urdhrit të ndalimit të përkohshëm”. “Urdhri i panënshkruar në fakt nuk kërkon që administrata Trump të bëjë menjëherë deri në 2 miliardë dollarë pagesa të ndihmës së huaj, ai thjesht i hap rrugën gjykatës së rrethit për t’i bërë pagesat, me sa duket nëse është më specifike për kontratat që duhet të respektohen”, tha Steve Vladeck, analist i Gjykatës së Lartë dhe profesor në Qendrën Juridike të Universitetit Georgetown, duke theksuar se ato projekte që kanë nisur dhe janë miratuar, do duhet që paguhen. Në qendër të kësaj çështjeje janë miliarda ndihma të huaja nga Departamenti i Shtetit dhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, të cilat Trump i ngriu në janar, ndërsa u përpoq të shtrëngonte shpenzimet dhe t’i sillte ato agjenci në përputhje me axhendën e tij. Gjykatësi i qarkut i SHBA Amir Ali më 13 shkurt urdhëroi që pjesa më e madhe e parave të vazhdonin të rrjedhin në baza të përkohshme ndërsa ai shqyrtonte çështjen. Ditë më vonë, paditësit argumentuan se administrata po e sfidonte atë urdhër dhe po vazhdonte të bllokonte shpenzimet, që pasoi më pas një urdhër tjetër për administratën e Trump. Administrata Trump doli me një apel urgjent në Gjykatën e Lartë disa orë përpara këtij afati, duke i kërkuar që të paktën ta ndalonte atë për disa ditë. Administrata Trump zbuloi në dosjet gjyqësore se po përpiqet të përfundojë më shumë se 90% të dhënies së ndihmës së huaj të USAID-it. Programet e ndihmës në mbarë botën janë ndalur për shkak të ngrirjes së fondeve dhe rishikimit të ndihmës prej miliarda dollarësh. Kjo gjithashtu vjen pasi administrata Trump ose ka vendosur shumicën e fuqisë punëtore të USAID-it në pushim ose i ka pushuar ata.

Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33