Perspektiva ekonomike globale është edhe më e zymtë se sa ishte parashikuar muajin e kaluar, thotë në një raport të fundit Fondi Monetar Ndërkombëtar. Shkaqet kryesore për këtë, janë inflacioni në rritje dhe pasiguria ushqimore, e shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Muajin e kaluar, FMN-ja uli parashikimin e saj për rritjen ekomomike në vitin 2023 në 2.7%, nga një parashikim i mëparshëm prej 2.9%.