Top Channel/ Fluturimi Shqipëri-Kanada hap debat në Greqi: Tirana ia kaloi Selanikut
26/06/2026 22:28

«Filluan fluturimet e para të gjata transatlantike nga aeroporti i Tiranës» është titulli I disa mediave greke në orët e fundit.Pikërisht nisja e fluturimeve të para direkte mes Tiranës dhe Torontos është bërë objekt i gjerë komentesh në revista të udhëtimeve, portale turistike dhe media ekonomike që e paraqesin këtë zhvillim si një arritje të rëndësishme për Shqipërinë, duke ngritur njëkohësisht pyetjen se përse Selaniku nuk ka ende një linjë të drejtpërdrejtë transatlantike. Në analizat dhe komentet e tyre, mediat greke kujtojnë se në vitin 2016 aeroporti i Selanikut kishte rreth 6 milionë pasagjerë, ndërsa ai i Tiranës vetëm 2,2 milionë. Sot situata është përmbysur. Falë një politike agresive për tërheqjen e kompanive ajrore me tarifa konkurruese dhe marketing, Tirana arriti në vitin 2025 në 11,6 milionë pasagjerë, ndërsa aeroporti i Selanikut mbeti nën 8 milionë. Edhe aeroportet e Sofjes dhe Shkupit kanë shënuar rritje të ngjashme. Në Greqi, një pjesë e debatit lidhet edhe me politikën e kompanisë gjermane Fraport, administratore e aeroportit të Selanikut si dhe e 13 aeroporteve të tjera të vendit , e cila ka deklaruar se tregu i qytetit nuk konsiderohet ende i gatshëm për fluturime të gjata transatlantike. Disa javë më parë kompania ajrore «Ryanair» ka akuzuar Fraportin për rritjen e tarifave aeroportuale dhe ka njoftuar mbylljen e bazës së saj në Selanik gjatë dimrit të vitit 2026, duke zhvendosur kapacitet në vende si Shqipëria, ku, sipas kompanisë, kushtet janë më konkurruese. Analistët dhe komentuesit në Greqi theksojnë gjithashtu se politika ajrore e vendit vazhdon të jetë e përqendruar kryesisht në Athinë, me aeroportin e kryeqytetit Eleftherios Venizellos që mbetet porta kryesore për fluturimet ndërkontinentale dhe vazhdon të thyejë rekordet turistike. Por sipas tyre, zhvillimi i Tiranës tregon se edhe një treg më i vogël mund të tërheqë linja të reja ndërkombëtare kur ndjek një strategji aktive për aviacionin dhe turizmin.

Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00
Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44
Top News – 60 tonë kokainë në Europë. Çopjat blenë prona dhe hapën biznese në Shqipëri
07/11 14:43