Me armë në duar dhe skafantë në kokë për të fshehur identitetin, këto janë pamjet e dy autorëve të dyshuar për vrasjen e 44-vjeçarit Artan Myrtaj, I njohur si“Tani Ruzhdiut”, I ekzekutuar më 20 shtator në Sarandë. Sipas grupit hetimor, njëri nga autorët ka qenë qitësi, ndërsa bashkëpunëtori I tij ka pasur rolin e transportuesit. Nga të dhënat e siguruara, autori është afruar me një motor me targa greke drejt zonës ku Artan Myrtaj po qëndrontë në një bar-kafe. Viktima I cili I ka pikasur autorët është përpjekur të largohet për disa metra, por është qëlluar fillimisht nga një pistoletë të pajisur me silenciator. Në këtë moment, arma e parë dyshohet se është bllokuar. Autori ka nxjerrë armën e dytë dhe ka vijuar të qëllojë drejt 44-vjeçarit, duke e lënë të vrarë. Më pas, ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke hipur në motorin e drejtuar nga bashkëpunëtori i tij.