Top Channel/ Fluks italianësh në Vlorë, rritet numri i vizitorëve të huaj që vijnë për pushime
11/07/2026 19:50

Plazhet e Orikumit po njohin nga viti në vit një rritje të interesit nga turistët, veçanërisht ata të huaj. Edhe gjatë dhjetëditëshit të parë të muajit korrik, bregdeti i kësaj zone është mbushur me pushues. Pjesa më e madhe e vizitorëve vijnë nga Polonia, Çekia, Gjermania dhe Italia, ndërsa këtë sezon janë regjistruar edhe turistë nga Kina. Krahas ditëve në plazh, ata vizitojnë edhe pikat historike dhe natyrore të zonës, si Parkun Kombëtar dhe Bazën e Pashalimanit, duke e kthyer Orikumin në një destinacion që ndërthur turizmin bregdetar me atë kulturor dhe natyror. Turistët shprehen: “Vijmë nga Torino e Italisë dhe sapo kemi mbërritur në Orikum. Më parë kaluam disa ditë në Durrës, por këtu na duket edhe më bukur. Na pëlqen shumë zona dhe kemi vënë re se çmimet janë shumë më të ulëta krahasuar me Italinë”. “Jam nga Torino dhe është hera e parë që vizitoj Orikumin. Më parë qëndruam tre ditë në Durrës, ku vizituam edhe Kepin e Rodonit, që ishte shumë i bukur. Në Orikum kemi shumë miq dhe kemi dëgjuar shumë fjalë të mira për këtë zonë. Gjatë ditëve në vijim do të vizitojmë atraksionet turistike, ndërsa na ka bërë përshtypje edhe fakti që çmimet janë të përballueshme”.

Top News- 3 orë në pyetje në SPAK. Ardit Gjebrea: Sekret hetimor, por isha si person në dijeni
06/11 13:55
Top News – Fol me Kryeministrin! Rama hap portal për dialog me studentët
06/11 13:48
Top News – ‘Pse qeveri tranzitore, se doni ju?’. Zhupa dhe Balla përplasen te Kultura
06/11 13:45
Top News – “Po iku Rama, kush do të vijë?”. Berisha: Kjo është pyetje turpëruese
06/11 13:40
Top News – Rama inspekton ByPass-in e Tiranës/ Flet për shpronësimet dhe dobitë e projektit
06/11 13:34
Top News – Rama te ByPass i Tiranës: Shpronësimet do t’i bëjmë sipas ligjit
06/11 13:17
Top News – 5 helikopterë dhe dy avionë zjarrfikës, Nufi tregon ku do shpenzohet buxheti
06/11 13:03
Top Channel/ Rreth tre orë në SPAK, Ardit Gjebrea: E kam premierë, ishin miqësorë
06/11 13:02
Top Channel/ Fundjavë me diell, parashikohen temperatura deri në 22 gradë celsius
06/11 12:46
Top Channel/ Banorët largohen nga pallati, Bashkia e Elbasanit po përgatitet për shembjen e plotë
06/11 12:27
Top Channe/ Raporti i BE ngre shqetësimin, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë fundin e sulmeve
06/11 12:26
Top Channel/ Bujqësia në vështirësi, fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë
06/11 12:25
Top Channel/ Kushtetuesja “blindon” sigurinë. Pas protestave të dhunshme, tender 1.6 milionë lekë
06/11 12:16
Top News-PD çon në Kushtetuese paketën ‘Antidhunë’: Nuk shuhet protesta me gjoba’
06/11 12:15
Top Channel/ SHBA, mesazh për Tiranën, ambasadori Wendt paralajmëron takime me liderët politikë
06/11 12:14
Top News – Edhe gjermanët kundër paketës fiskale. DIHA: Ulja e TVSH për ushqimet, jo në kurriz të
06/11 12:03
Top Channel/I dënuar me 9 vite burg në Itali për prostitucion, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës
06/11 11:08
Top Channel/ Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK, do pyetet si deklarues nga prokurori Ols Dado
06/11 11:07
Top News – Goditet grupi kriminal në Fier/ Shpërndanin kanabis nëpër shkolla, 4 në pranga
06/11 10:45
Top News – Zbatimi i ligjit dhe korrupsioni. Sfidat e klimës së biznesit në Shqipëri sipas KE
06/11 10:05