Gjykata e Fierit la në burg edukatoren e kopshtit privat që kujdesej për fëmijën i cili humbi jetën pak ditë më parë. redina binjaku u arrestua pasi 3 vjecari u gjet i mbytur. binjaku e cila kujdesej për 12 fëmijë akuzohet për vepren penale te shkeljes se rregullores ne pune. në dëshminë e 27 vjecares e cila nuk u paraqit në gjykatë këtë të martë, tregohet versioni i saj i ngjarjes. Atë ditë babai i fëmijës Arjol Kodheli ishte paraqitur në zyrën e financës dhe kishte kryer pagesën mujore të fëmijës për kopshtin dhe edukatores i kishte thënë se do ta merrte djalin rreth orës 13.