Me thirrjet “Nesër më shumë” ka përfunduar protesta e 123-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët u shprehën të vendosur se protesta dhe revolta nuk do të ndalen, ndërsa kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama mbetet e panegociueshme. Protestuesit marshuan në kryeqytet nën thirrjet “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ballukun” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”. Gjatë marshimit, protestuesit ndezën edhe flakadanë.