Programi i inteligjencës artificiale të krijuar nga kompania e re kineze e teknologjisë DeepSeek ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në tregjet e aksioneve, e ka shkundur nga themelet Wall Street e Silicon valley, duke nxitur diskutime të reja mbi mbi konkurrencën ekonomike dhe gjeopolitike ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në zhvillimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale.