20 banesa që ndodhen pranë shtratit të lumit Vjosë në fshatin Ferras të Fierit janë përmbytur këtë mëngjes. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar daljen e lumit nga shtrati, ndërsa në terren po punohet me eskavatorë, për të hapur kanalet kulluese. Banorët thonë se kjo është situatë e pazakontë, ndërkohë që në katër vitet e fundit nuk kanë pasur probleme.