Kjo është makina e përdorur nga autorët e vrasjes së 57 vjecarit Demir Backa në Fier. Makina u gjet e djegur në zonën pranë spitalit të ri dhe sipas policisë automjeti përdorte targa të kosovës të vjedhura. Në makinë janë gjetur edhe armët e përdoruara në krim. Prej tyre janë lëshuar breshëri plumbash, tre nga të cilët e kanë goditur viktimën në qafë dhe kokë dhe 15 në kraharor. Ai që e ka qëlluar duket se është afruar duke i dalë përballë për ti dhënë një mesazh. Ky është dyshimi i policisë. E më pas ka zbrazur karikatorin e kallashnikovit në gjoksin dhe kokën e viktimës. Policia deri më tani ka shoqëruar 15 persona për ti pyetur për ngjarjen, por asnjë nuk është arrestuar. Policia është duke verifikuar disa pista të mundshme për arsyet e kësaj vrasje.