Nje hetim zyrtar do të nisë në Britaninë e Madhe mbi festat që kanë zhvilluar stafet partiake në mesin e masave shtrënguese anti-Covid. Tre evente janë në shënjestër: festat në Downing Street në 28 nëntor dhe 18 dhjetor të vitit të kaluar, dhe një tjetër e datës 10 dhjetor në ministrinë e shëndetësisë. Rezultatet e hetimit mund t`i raportohen policisë, thotë BBC.