Talebanët festuan largimin e forcave ndërkombëtare nga Afganistani dhe marrjen e pushtetit. Ata i bënë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera të njohin sundimin taleban. Zëdhënësi kryesor i talebanëve Zabihullah Mujahid i bëri këto komente, një ditë pasi avioni i fundit ushtarak amerikan u largua nga aeroporti ndërkombëtar i Kabulit.