Edhe në Bulqizë, besimtarët myslimanë kanë kremtuar mëngjesin e sotëm festën e Kurban Bajrami me faljen e Bajramit, e cila u zhvillua në sheshin përpara xhamisë së qytetit. Qindra besimtarë, të rinj e të moshuar, u mblodhën që në orët e para të mëngjesit për të kryer ritin e faljes dhe për të ndarë urimet në këtë ditë të shenjtë, që simbolizon sakrificën, paqen dhe solidaritetin njerëzor.