Dhjetëra besimtarë myslimanë në Gjirokastër kanë falur mëngjesin e sotëm namazin e Kurban Bajramit, duke përcjellë lutje për paqe, begati dhe më shumë mirëkuptim mes njerëzve. Në atmosferë solemniteti dhe besimi, besimtarët u mblodhën për të kremtuar një nga festat më të rëndësishme të fesë islame.