2 milionë rasatë të Koranit janë hedhur në liqenin e Ohrit në Pogradec, një hap që synon pasurimin e faunës ujore dhe mbrojtjen e kësaj specieje endemike me vlerë të veçantë për ekosistemin dhe ekonominë e rajonit. Në ditën kur Pogradeci organizon Festën e Koranit, siç është bërë traditë përgjatë viteve të fundit në ujërat e liqenit është hedhur rasati Në shëtitoren buzë liqenit, restorantet dhe shefat e kuzhinës ofruan pjata tradicionale, me fokus te tava e Koranit që sipas tyre mbetet më i kërkuari nga turistët që zgjedhin qytetin liqenor