Top Channel/ Festa e Fitër Bajramit/ Falja është bërë në sheshet para xhamive në të gjithë vendin
13/05/2021 15:08

Në të gjitha xhamitë kryesore të qyteteve shqiptare janë zhvilluar faljet e mëngjesit për ditën e festës.  Shkodër Për shkak të kushteve atmosferike, qindra besimtarë të Shkodrës janë falur brenda në xhamitë e qytetit. Në fjalën e tij, Myftiu Imam Muhamed Syftari u ndal edhe tek situata e vështirë e besimtarëve myslimanë në botë, veçanërisht në Palestinë, atje ku po vazhdojnë luftimet. Durrës Për shkak të vitit të dytë të pandemisë dhe orës së kufizimit të lëvizjes, falja e Bajramit në xhaminë e madhe të Durrësit dhe sheshin para saj nisi pak pas orës 06.00. Besimtarët uruan njëri-tjetrin për begati e mbarësi, ndërsa imami i xhamisë bëri thirrje për mirësi mes njerëzve dhe mbështetje për më të varfrit. Elbasan Besimtarët myslimanë të Elbasanit falën Fitër Bajramin në sheshin “Gensher”. Qindra besimtarë kryen sot faljen tradicionale, pas një muaji agjërimi dhe sakrifice. Në fjalën e tij, Myftiu Agim Duka i drejtoi lutjet për të gjithë ata që u sprovuan nga pandemia, por edhe për shpirtin e atyre që nuk e fituan betejën. Korçë Besimtarët kanë falur në Xhaminë ‘Iljaz Bej Mirahori’ në Korçë Fiter Bajramin. Pas një muaji agjërimi e sakrifice, besimtarët mbushën sheshin e xhamisë për të falur namazin, ndërsa Myftiu Ledian Cikalleshi përcolli urimet për të gjithë në këtë ditë të rëndësishme për shqiptarët. Që në orët e para të mëngjesit besimtarët kanë falur Namazin ne xhaminë e qytetit të Fierit, në xhaminë e Plumbit në Vlorë në Lushnje dhe në qytetet e tjera të vendit.

Top News- Policia aksion tek ‘Bankers Petroleum’, arrestohet CEO kinez dhe zyrtarë të kompanisë
02/07 22:45
Top Channel/ Kukësi në errësirë totale, ndërpritet energjia elektrike
02/07 22:43
Top Channel/ Gara me makinë për t’i ikur policisë! I riu i përfshirë në festën e çmendur në Astir
02/07 22:14
Top News- Policia në ndjekje të makinës luksoze/ S’iu bind urdhrit, kaos në rrugët e kryeqytetit
02/07 22:07
Top News- Protestojnë fermerët e shalqinit në Fier, ankohen për çmimin: Po shesim nën kosto
02/07 20:38
Top News – Ndryshime tek Ministria e Shëndetësisë. Ina Majko emërohet zv/ministre, zëvendëson Hykën
02/07 20:37
Top Channel/ Tentoi t’i shpëtonte policisë gjatë ndjekjes, i arrestuari shok i Aleksandër Sadikaj
02/07 20:11
Top Channel/ Vihet nën kontroll zjarri në landfillin e Elbasanit! Tymi toksik mbuloi zonën
02/07 19:54
Top Channel/ Dy viktima nga aksidentet! Humbin jetën një grua dhe një sllovak
02/07 19:52
Top Channel/ Ambasadori shqiptar në Londër sqaron shifrat: Ku mashtron Farage!
02/07 19:49
Top Channel/ Zhduket i moshuari në Malësi të Madhe, familjarët vendosin 50 mijë euro shpërblim
02/07 19:36
Top News- Dy viktima e katër të plagosur, përgjaken rrugët e vendit! Humb jetën dhe një turist
02/07 19:24
Top News – Rafting në lumin e Vjosës nga të apasionuarit e sporteve të ujit
02/07 19:14
Top Channel/ Shoku i Aleksandër Sadikajt tenton t’i shpëtojë policisë, me armë në makinë
02/07 18:55
Top Channel/ “Babai u afrua…”, shkrimi Neda Ballukut për ngjarjen tronditëse në Fier: Nuk doja…
02/07 18:54
Top News- Babai abuzoi seksualisht me të bijën/ Reagon Avokati i Popullit: Të hetohen institucionet
02/07 17:03
Top News – NATO ngre F16-at, alarm i kuq / Rusia, sulme me rreze të gjatë veprimi gjatë natës
02/07 15:59
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top Channel/ Zjarri në landfill vijon nga dje. Tymi toksik mbulon Elbasanin dhe fshatrat përreth
02/07 15:18
Top Channel/ Agjencia digjitale, aplikacioni ku mund të denoncohen shkeljet e policëve
02/07 15:17