Top Channel/ Fermerja 13-vjeçare/ Leorena nga Fishta ndan ditët mes shkollës dhe pasionit për kuajt
09/06/2026 15:30
Vetëm 13 vjeç, por me një pasion të madh që e dallon nga bashkëmoshatarët e saj. Leorena Koleci nga fshati Fishtë i Lezhës është fermerja më e re e zonës, e cila pas përfundimit të mësimit ia kushton kohën e lirë kuajve, miqve të saj më të dashur.