Zyrtarët e Minesotës ankohen se FBI-ja u ka bllokuar qasjen në hetimin për vrasjen e 37 vjecares nga një agjent i Shërbimit Amerikan të Emigracionit dhe Doganave (ICE). Protesta të mëdha shpërthyen në Minneapolis e Neë York pas vdekjes së Renee Nicole Good, e cila ndërroi jetë të mërkurën pasi u qëllua me armë zjarri brenda makinës së saj.