Top Channel/ Fatura e krizës! Takimi: BSH dhe qeveria bëjnë bilancin e “luftës”
23/04/2022 19:30

Efektet e luftës në Ukrainë dhe ecuria e reformave në ekonomi ishin fokusi i diskutimeve në takimet e pranverës të përfaqësuesve të qeverisë shqiptare dhe guvernatorit të bankës qendrore me drejtuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington. Pasiguritë për ekonominë globale dhe atë të vendit janë shtuar vlerësojnë institucionet ndërkombëtare prej shfaqjes së varianteve të reja të Covid dhe përshkallëzimit të luftës, çka ka sjellë një rritje të fortë veçanërisht të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Kjo shtojnë ata, do të frenojë rimëkëmbjen e ekonomisë dhe do të rrisë pabarazinë, pasi kriza e çmimeve do të godasë më shumë familjet me të ardhura të pakta duke rritur ndjeshëm kostot për ta, veçanërisht për energjinë dhe karburantet. Pikërisht këta faktorë, diktuar nga situata e përgjithshme globale kanë detyruar të gjitha institucionet vendase e të huaja të ulin pritshmëritë për ecurinë e ekonomisë së Shqipërisë. Parashikimin më të ulët e ka bërë Fondit Monetar Ndërkombëtar duke përgjysmuar projeksion e tij dhe pret që ekonomia e vendit të zgjerohet me vetëm 2% këtë vit, me rritjen më të ulët në rajon. Sipas këtij të fundit, çmimet do të qëndrojnë të larta në vend jo vetëm këtë vit, por të paktën edhe për tre vitet e ardhshme dhe presionet pritet të rriten më tej në rast të mungesës së furnizimit si pasojë e luftës. Në kushte të tilla, ku shtrenjtimi i çmimeve nuk po ndalet duke mbajtur në nivele të larta inflacionin, FMN dhe Banka Botërore kanë kërkuar koordinim të politikave fiskale me atë monetare dhe reagim të mëtejshëm të saj nëse do të jetë e nevojshme për të zbutur pasojat e krizës, që do ta prekë jo pak ekonominë e brishtë të vendit, të parimëkëmbur ende plotësisht nga tërmeti e pandemia.

Top Channel/ Koha e duhur për kredi? Ekspertët: Ulja e normës së interesit do të nxisë huamarrjen
03/07 19:53
Top Channel/ Vendimi i papritur! BSH ul normën bazë të interesit pas shumë kohësh
02/07 20:02
Top News – BSH ul normën bazë të interesit. Vendimi për t’i paraprirë efekteve në inflacion e konsum
02/07 19:45
Top Channel/ Sejko: Ruajmë stabilitetin! Ja pse e ndryshuam normën e interesit
02/07 19:41
Top Channel/ Si të përfitohen dy pensione, kreu i ISSH shpjegon përfitimet për shqiptarët
02/07 15:12
Top Channel/ Jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i bankës: 85% për kreditë në lekë
01/07 19:59
Top Channel/ Euro bie në 98 lekë, në tre muaj, BSH tërhoqi nga tregu valutor 33 mln euro
30/06 15:20
Top Channel/ Përse shtrenjtohen frutat? Shumica e fitimit i mbetet tregtarëve
25/06 19:55
Top Channel/ Buxheti u ndryshua për sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën, thotë Ministri
23/06 20:47
Top Channel/ Transporti, protestë e punonjësve, kërkojnë kushte më të mira
20/06 19:59
Top Channel/ Parajsa e të huajve të pakualifikuar! Bizneset në Shqipëri ankohen për punëtorët
20/06 19:56
Top Channel/ Vetëm 1 në 6 turistë akomodohet! Ekspertët: Zgjedhin hotelet në rajon
17/06 19:58
Top Channel/ Suficiti arrin 412 mln euro, më shumë para në arkën e shtetit gjatë 5 muajve
17/06 19:55
Top Channel/ Linja e interkonjeksionit, gati me RMV! Përshpejtohen projektet energjetike
16/06 19:53
Top News- Lista e pagave për sektorin e turizmit, nga pastruesi peshkut e deri te agjentët turistikë
14/06 11:37
Top News – Shteti udhëheq rritjen e pagave. Sektori privat reziston, bujqësia më e keqpaguara
11/06 18:33
Top Channel/ Rriten të ardhurat nga emigrantët , në tre muaj dërguan 251 mln euro
10/06 19:49
Top Channel/ Më shumë turistë dhe para! Sa shpenzuan të huajt në tre muajt e parë në vendin tonë
10/06 19:46
Top Channel/ Ngadalësohet inflacioni në maj, ushqimet paguhen sërish më shtrenjtë
09/06 19:53
Top Channel/ Toka e luleshtrydhes, fermeri që la punën si ekspert IT për të rritur fruta në Kafaraj
08/06 12:19