Top Channel/ Europa nxjerr skenaret pë luftën: Udhëzime për mbijetesë dhe evakuim
12/04/2025 21:09

Europa po përgatitet për një të ardhme gjithnjë e më të pasigurt, duke i kërkuar qytetarëve të jenë të gatshëm për një krizë të mundshme, përfshirë edhe skenarin më të keq: luftën. Me rritjen e kërcënimeve të sigurisë dhe tensioneve me Rusinë, disa vende europiane po ndërmarrin masa të jashtëzakonshme për të ndërtuar një kulturë të gatishmërisë civile, shkruan CNN. Nga gara me kohën te garazhet-bunkerë Vendet europiane po përditësojnë planet e emergjencës, përfshirë transformimin e garazheve dhe stacioneve të metrosë në bunkerë, ndërsa udhëzuesit për mbijetesë po shpërndahen në masë. Komisioni Europian ka rekomanduar që çdo familje të ketë furnizime për të paktën 72 orë në rast krize. Udhëzimi i publikuar në mars thekson nevojën për ndërtimin e një kulture të gatishmërisë dhe rezistencës në të gjithë kontinentin. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi: “Është koha për të kaluar në një mentalitet të kohës së luftës“. Shembuj konkretë: Suedia, Gjermania dhe Finlanda Suedia ka rifreskuar udhëzuesin e saj të mbijetesës për herë të parë pas gjashtë vjetësh. Fletëpalosja “Nëse vjen kriza ose lufta” u shpërnda në miliona familje dhe përmban informacione për alarmet publike, strehimet ajrore dhe si të menaxhohet ankthi apo të komunikohet me fëmijët gjatë krizave. Gjermania, nga ana tjetër, ka përditësuar Direktivën Kuadër për Mbrojtjen e Përgjithshme, ku parashtrohet transformimi i jetës së përditshme të qytetarëve në rast konflikti. Finlanda, e cila ka kufirin më të gjatë tokësor me Rusinë nga të gjitha vendet e NATO-s, është një tjetër shembull i përgatitjes serioze. Prej dekadash, strehimoret kundër bombave janë ndërtuar nën ndërtesa banimi, ndërsa aktualisht janë në dispozicion 50,500 strehimore që mund të strehojnë rreth 4.8 milionë qytetarë në një vend me 5.6 milionë banorë. Kultura e gatishmërisë ndryshon nga vendi në vend Ekspertët theksojnë se kërcënimi perceptohet ndryshe në pjesë të ndryshme të Europës. Sipas Claudia Major, analiste në Fondin Gjerman Marshall, në vende si Finlanda dhe shtetet baltike, frika nga pushtimi rus është e rrënjosur në kujtesën historike. “Kërcënimi ekzistencial është pjesë e ADN-së së tyre,” tha ajo. Në kontrast, vende si Portugalia, Italia apo Mbretëria e Bashkuar nuk e ndjejnë në të njëjtën mënyrë rrezikun nga Rusia. Në Itali, për shembull, fokusi është më tepër te kërcënimet nga terrorizmi apo paqëndrueshmëria në zonat përreth Mesdheut. Nga “Mbroj dhe Mbijeto” te udhëzimet moderne Shumë vende po përpiqen të shmangin qasjen naive të së kaluarës. Britania e Madhe, për shembull, gjatë Luftës së Ftohtë shpërndante udhëzues si “Mbroj dhe Mbijeto”, që më vonë u satirizua për sugjerime të pamundura si zbardhja e dritareve për të mbrojtur nga nxehtësia e një shpërthimi bërthamor. Sot, ekspertët thonë se këshillat janë më realiste dhe përfshijnë edhe aspektet psikologjike të përballjes me trauma dhe stres. Gatishmëria – faktor vendimtar në mbrojtjen civile Ndërkohë që udhëzimet përgatiten, mbetet e paqartë sa seriozisht do t’i marrin qytetarët këto paralajmërime. Claudia Major përmend rëndësinë e “gatishmërisë shoqërore” si një faktor vendimtar për suksesin në rast konflikti: “Nëse shoqëria nuk është e përgatitur dhe nuk është e gatshme të mbështesë një luftë siç bën shoqëria ukrainase aktualisht, atëherë ne nuk do të jemi në gjendje ta përballojmë”.

Top Channel/ Integrimi, Kroacia i vë kushte Malit të Zi
26/11 23:16
Top News- Netanyahu drejt fundit politik? Eisenkot siguron një tjetër aleat për rrëzimin e qeverisë
26/11 23:15
Top News- 430 mjete të blinduara ushtarake, pesë vende të NATO “gati për luftë” me Rusinë
26/11 22:57
Top News- Bie migrimi në Britani/ Niveli më i ulët në tre dekada, duke përjashtuar pandeminë
26/11 21:30
Top News- Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi/ Rikthehen përplasjet për çështjen e kufirit
26/11 21:13
Top News- Pas bllokimit disavjeçar të linjave/Kosova ndalon tregtimin e energjisë me kompani serbe
26/11 16:42
Top News – Kim Jong un inspekton armët bërthamore / Kërkon që Koreja e Veriut të zgjerojë arsenalin
26/11 15:33
Top News – Do kthente shefin e Nvidias me ligj ushtarak / Hegseth hodhi idenë pas largimit të Huang
26/11 15:32
Top News – 100 mijë rezervistë ‘gati për luftë’ / Londra ‘në këmbë’, nuk ndodhte nga Lufta e Ftohtë
26/11 15:21
Top News – Refuzoi të blinte F35-at amerikanë/ SHBA akuzon Kanadanë: Dështoi në mbrojtjen e Amerikës
26/11 15:16
Top News – ‘Jemi vite dritë larg marrëveshjes’ / Meloni: Jo buxhet ‘ku jep shumë për të marrë pak’
26/11 15:10
Top Channel/Salvini: Zelensky të mos sjellë luftën në dyert tona, ne po i mbështesim ekonomikisht..!
26/11 14:58
Top Channel/ Musk fal nga dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në Shtetet e Bashkuara
26/11 14:56
Top Channel/ Kroacia bllokon Malin e Zi në BE? Në fillim të zgjidhim “hallet” e kufirit!
26/11 14:38
Top News – 1 milion satelitë në orbitën e Tokës / Musk merr ‘OK’-in, qendra të dhënash në hapësirë
26/11 13:16
Top News– Britania ‘shpëton’ nga emigrantët / Niveli më i ulët në dekada, me përjashtim të pandemisë
26/11 13:16
Top News – Trump paralajmëron Rusinë… / ‘Mos e zgjeroni luftën përtej Ukrainës, ka pasoja!’
26/11 13:14
Top News – Karta triumfon, lë pas Keshin / Për herë të parë në BE…kryeson Finlanda
26/11 13:14
Top News – Dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në SHBA, Elon Musk ‘do dhurojë’ 18 miliardë dollarë
26/11 13:07
Top Channel/ Përplasje për buxhetin e BE, Franca dhe Gjermania vendosin kushte, mosmarrëveshje…
26/11 11:56