Tre burra vdiqën dhe mijëra të tjerë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre të martën, ndërsa zjarret e shkaktuara nga një valë e të nxehtit përfshiu Evropën Jugore. Alarme për të nxehtin u lëshuan në Itali, Francë, Spanjë, Portugali dhe Ballkan. “Falë ndryshimeve klimatike, tani jetojmë në një botë dukshëm më të ngrohtë”, tha për AFP-në Akshay Deoras, një shkencëtar kërkimor në departamentin e meteorologjisë në Universitetin e Reading në Britani, duke shtuar se “shumë njerëz ende e nënvlerësojnë rrezikun”.