Nëse vite më parë 100 euro këmbehej në mbi 12 mijë lekë, sot e njëjta kartëmonedhë po humbet gjithnjë e më shumë peshë në xhepat e shqiptarëve. Euro ka zbritur në nivele historike, duke u këmbyer edhe me 93 lekë në pikat valutore, ndërsa kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë ka prekur 94.21 lekë për euro, vlerën më të ulët të regjistruar ndonjëherë.(GRAFIK) Remitancat, zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme, informaliteti si dhe fluksi i turistëve të huaj si pasojë e hyrjes në kulmin e sezonit turistik po e zhvlerësojnë këtë monedhë edhe më shmë në tregun shqiptar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të nëj viti më parë euro është zhvlerësuar me 4% ndërsa kjo monedhë këmbehej edhe për 98 lekë. .