Oksana Riwnyj kujton jetën nën sundimin sovjetik. “Kur isha në universitet, nuk më lejohej të flisja dhe të thoja hapur atë që mendoj. Nuk mund të shkonim në kishë apo të festonim Krishtlindjet. Ishte shumë e vështirë, veçanërisht për të rinjtë”, thotë mësuesja 58-vjeçare e shkollës fillore. Tani, lajmi për grumbullimin e trupave nga Rusia në kufirin ukrainas ngjall kujtime që e bëjnë t`i mbushen sytë me lotë.