Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se vendet perëndimore duhet të mbajnë premtimet e tyre për riaktivizimin e marrëveshjes me Rusinë për të lejuar eksportet e grurit ukrainas, të ndërmjetësuara nga Ankaraja dhe OKB-ja. “Shpresoj që të gjejmë një bazë të përbashkët për këtë çështje. Nuk ka dyshim se zgjidhja e këtij problemi pa ndonjë bllokim të mëtejshëm varet nga vendet perëndimore të cilat duhet të mbajnë premtimet e tyre”.